Nuk i pranohet dëshmia…

566

Sipas asaj që transmetohet nga Ebu Jusufi [Allahu e mëshiroftë] Ebu Jusufi një ditë nuk pranoi dëshminë e njërit prej komandantëve të ushtrisë së Harun Reshidit i cili ishte i afërm i halifes.

Komandanti eshe pse nguli këmbë në dëshminë e tij, Ebu Jusufi nuk ia pranoi dëshminë. Pas kësaj komandanti u ankua tek halifi.

Halifi Harun Reshid thërret Ebu Jusufin dhe mes tyre zhvillohet një dialog shumë i shkurtër.

Halifi: Pse e refuzuat dëshminë e njërit prej komandantëve të mi?

Ebu Jusufi: Sepse e kam dëgjuar atë komandant një ditë kur ishte në praninë tuaj duke thënë “Unë jam rob (shërbëtor) i halifit”.

Harun Reshidi: Po është e vërtetë që ai shpesh e shpreh këtë gjë për të treguar bindjen e tij ndaj meje. Por kjo ç’lidhje ka me refuzimin e dëshmisë?

Ebu Jusufi: Nëse ai ka thënë të vërtetën, dëshmia e robit nuk pranohet, nëse ai ka gënjyer, atëherë dëshmia e gënjeshtarit nuk është e pranueshme.

Përshtati: Ardit Hoxhllaku