DJALOSHI QË E TURPËROI ISH -TË DASHURËN

464

Këtë rrëfim pikëllues kurrë nuk do ta harroj, sa herë që e mendoj, unë qaj.

Në fakt, një djalosh e kishte një të dashur me të cilën duhej të martohej. Ajo i kishte lejuar ta fotografonte (shumë fotografi intime), gjë që nuk kishte guxuar ta bënte. Disa vajza janë të pakujdesshme në lidhje me këtë, i neglizhojnë pasojat e paparashikueshme që mund t’i kenë.

Në ndërkohë këta të dy nuk arritën të bien dakord për martesë. Vajzën e kërkoi për martesë një djalosh tjetër – dhe ajo pranoi…

Ky djaloshi i parë kërkoi nga ajo që të dalin, por vajza nuk pranoi.

Ajo i tha atij: Unë më nuk mund të dalë me ty! Për katër ditë unë do të martohem! Allahu na i ka fshehur mëkatet që kemi bërë … Prandaj, ti kujdesu për të ardhmen tënde, ndërsa unë për timen.

Djaloshi ju kërcënua duke i thënë: Do të të turpëroj ty!

Mirëpo, vajza këtë kërcënim nuk e mori seriozisht.

Kështu që ajo u martua dhe pas martesës shkoi me burrin e saj në muajin e mjaltit.

Djaloshi shpirtkeq dhe tinëzar mori një buqetë me lule dhe shkoi në hotelin ku po qëndronin të porsamartuarit, e takoi burrin e saj dhe i tha: Me fat ju qoftë! Kjo është për ju, kurse brenda ka një surprizë …

Nuk do t’ju them se çka kishte në kartën e kujtesës që ishte në atë tufë lulesh …

Dhëndrin e takova ditën e dytë pas asaj ngjarjeje fatkeqe. Ai ishte i brengosur dhe i shkatërruar.

Më tregoi duke qarë: Në kartën e kujtesës ishin fotografitë e gruas sime, ku ajo ishte pothuajse lakuriq. Unë nuk mund ta imagjinoja jetën me një grua e cila e kishte një të kaluar të tillë. E shkurorëzova menjëherë!

Përkthim: Miftar Ajdini