Dr. Shefik Kurdiq
Do të jetë shumë vështirë të neutralizohet mbajtja e paradës së LGBT në Sarajevë, sepse ajo është një lëvizje të cilën e mbështesin fuqitë botërore, të cilat si qëllim përfundimtar e kanë shtrembërimin dhe shkatërrimin e tërësishëm të kodit moral tek njerëzit, pastaj shkatërrimin e moralit, që pastaj të mund t’i realizojnë qëllimet e tyre të përcaktuara në të cilat punojnë me dekada.
Çdo gjykim i yni shihet si mohim i të drejtave të këtij komuniteti të vogël e të mjerë!
Unë mendoj se ne duhet t’i forcojmë vlerat pozitive dhe virtytet morale tek njerëzit, dhe me angazhimin tonë t’i afirmojmë ato, që njerëzit do t’i largojmë nga epidemitë e shoqërisë moderne, ku në veçanti, në kohën e tashme, numërohet droga, homoseksualiteti, bixhozi dhe lojërat e fatit.
Politikanët tanë, edhe nëse do të ishin kundër paradës së LGBT, nuk janë të gatshëm për dënimin publik, duke e ditur se bota e sotme demokratike e mbështet këtë lloj të krijesave imorale, kështu që me dënimin e tyre, vetveten do ta dënonin për dështim të shpejt në skenën politike.
Unë mendoj se rol vendimtar në shoqërinë tonë mund të luajnë komunitet fetare, sepse në mësimet e të gjitha komuniteteve fetare, ky devijim moral është jashtëzakonisht i dënuar, dhe të gjithë pajtohen se këtë dukuri devijante duhet minimizuar dhe neutralizuar.
Bashkësia (jonë) islame tashmë ka mekanizma të cilët, objektivisht, mund të ndihmojnë, që të paktën, të minimizohet ndikimi i këtyre personave të paktë të LGBT, por shumë të dëmshëm për moralin dhe për fenë.
Edhe pse ne në BI kemi probleme të caktuara, unë besoj se Bashkësia Islame, megjithatë, është institucioni më i shëndoshë në shoqërinë tonë të përgjithshme dhe ajo me siguri mund të kontribuojë në forcimin e kodit moral në mjedisin tonë.
Unë, në disa fjalime të mëparshme, i kam lavdëruar rrjetet e të rinjve në Këshilla të BI dhe në departamentin e grave në BI, të cilët po japin rezultate të lavdërueshme, kurse forcimi i familjes dhe kujdesi në ruajtjen e saj, ka kohë që është i njohur në institucionet e BI, në veçanti, përmes aktiviteteve të grave dhe vajzave në kuadër të departamentit të grave.
Unë besoj se Bashkësia Islame, pikërisht tani, duhet t’i aktivizojë të gjitha shërbimet dhe zyrtarët e saj, imamët, mësimdhënësit e institucioneve arsimore dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, që të përpiqen për edukim shtesë të qytetarëve tanë, dhe të bëjnë gjithçka që munden për t’i larguar nga prekja e këtyre anomalive, të cilat janë ngritur edhe mbi qiellin tonë boshnjak.
Këshilla ime është që fare të mos i përmendim këto parada imorale, por me punën dhe angazhimin tonë ta ndërgjegjësojmë njëri-tjetrin.
Sugjerimi im është që në ditën e asaj parade të turpshme, me ndershmëri dhe sinqeritet ta anashkalojmë në një hark të madh këtë kortezh, dhe mu në atë kohë në të gjitha xhamitë, në qendra kulturore, në salla sportive të organizojmë takime, në të cilat do të kemi programe, ku do të flasim për moralin, për vlerat universale, për ruajtjen e martesës, për familjen dhe për të gjitha vlerat pozitive.
Kështu, të gjithë do të përfitojmë nga takimi ynë, do të ruhemi nga akuzat se po i privojmë të tjerët nga e drejta e tyre për preferenca seksuale dhe, njëherit, do t’i ruajmë fëmijët tanë që mos t’i shohin ato krijesa me prapanicë lakuriqe dhe imorale.
Kur ata personat LGBT, të shohin se në paradë do të jenë të vetmuar dhe nuk do t’i shikojë askush, më pak do të kenë oreks që në kohën më të shkurtër të organizojnë takime të tilla, sepse qëllimi i tyre është afirmimi i botëkuptimit të tyre. Konfrontimi ynë dhe sulmet tona mbi ta, vetëm do ta rrisin popullaritetin e tyre dhe do tu japin atyre forcë.
Me ta duhet të sillemi sikur Allahu të mos i kishte krijuar fare, kurse me familjen tonë dhe shoqërinë tonë, duhet të sillemi si me ata për të cilët Allahu na ka obliguar. Ne ndaj këtyre kemi obligime, por jo edhe ndaj homoseksualëve.
Le t’i mbrojmë familjet tona dhe komunitetin tonë nga xhehenemi! Kurse ata që vërsulen për atje, nuk është demokratike t’ua ndalosh hyrjen në zjarrin e xhehenemit, sepse edhe xhehenemi duhet të mbushet!
Përkthim: Miftar Ajdini