Mos shiko në sytë e përlotur të gjuetarit,por shiko se çfarë po bëjnë duart e tij!

698

Një gjuetar kishte kapur disa harabela në një ditë të ftohtë dimri.

Pastaj i kishte vendosur para vetes dhe kishte filluar t’i therë një nga një, ndërsa të tjerët po shikonin. Derisa po e therte një harabel nga sytë e gjuetarit rrodhën lotët, sepse moti ishte i ftohtë dhe me erë.

Dy harabela i panë lotët në sytë e tij, dhe njëri prej tyre i tha tjetrit:

“Shikoje këtë gjuetar të mjerë sesi po i rrjedhin lotët, duke na therur. Ai sigurisht po qanë nga mëshira për ne!“

Harabeli tjetër, që ishte shumë më i mençur dhe më i zgjuar, i tha:

„O budalla, mos shiko në sytë e përlotur të gjuetarit, por shiko se çfarë po bëjnë duart e tij!“

Përkthim: Miftar Ajdini