Më tregoi një shoqe, së cilës para pak kohësh i kishte vdekur nëna, se si ajo ishte lutur shumë për nënën e saj, që Allahu t’ia lehtësojë jetën e varrezave.
Ajo më tregoi se e kishte parë në ëndërr nënën e saj në varr, që varri i saj ishte bërë shumë i gjerë dhe i ndritshëm. Ishte bërë i madh, hapësirë e madhe, prej ku po shpërthente drita.
Ajo më tha se nëna e saj, në atë moment i kishte treguar, se të gjitha lutjet që i bënte vajza e saj për të, po arrinin tek ajo, dhe se banorët e tjerë të varrezave po e xhelozonin.
Allahu ekber.
Nëse prindërit tanë janë të gjallë, por nuk janë të udhëzuar, le ta lusim Allahun e Plotfuqishëm për udhëzimin e tyre. Nëse prindërit tanë janë të gjallë, le ta lusim shumë Allahun e Plotfuqishëm për ta.
Nëse, megjithatë, prindërit tanë kanë vdekur, le të mos i harrojmë në lutjet tona.
Përkthim: Miftar Ajdini