Erdhi mësuesi i ri i mësim besimit (hoxha) në mejtep, dhe përmes bisedës filloi të njoftohet me nxënësit.
– “Si quhesh ti, djalosh?”, e pyeti djaloshin në rreshtin e parë.
“Unë quhem Fatih.”
“Shumë emër i bukur. Ti me siguri din ta këndosh suren el–Fatiha!”
Djaloshi i gëzuar u përgjigj pozitivisht… dhe për kënaqësi të mësuesit e këndoi këtë sure.
“Po ti, si quhesh?”, e pyeti më tutje një vajzë.
“Unë quhem Kevther”, u përgjigj vajza.
“Sa emër i bukur. Ti patjetër din ta këndosh suren el-Kevther! (Inna eatajna)”. Kështu edhe vajza e këndoi suren sipas emrit të saj.
Pastaj mësuesi e vuri re një djalosh i cili vazhdimisht po fshihej pas tavolinës, andaj edhe atë e pyeti sesi quhet, kurse djaloshi u përgjigj:
“Unë quhem Jasin, por të gjithë më thërrasin Subhaneke.”
Përshtati: Miftar Ajdini