Mos dëgjo zhurmën e ziliqarit i cili dëshiron tët  largojë nga qëllimi yt

765

Një ditë tigri u nis me luanin të mësoj gjuetinë nga ai. Rrugës ai vërejti se hienat i ndjekin gjatë gjithë rrugës, andaj tigri e pyeti luanin: “Pse na  ndjekin hienat?” Por,  luani nuk i dha përgjigje.

Luani pa prenë e tij, ndërsa hienat filluan të lehin me zë të lartë. Tigri e pyeti luanin pse hienat lehin, ndërsa luani nuk iu përgjigj. Luani sulmoi prenë e tij duke vrapuar pas saj.

Tigri vërente se hienat lehin dhe vrapojnë pas luanit, mirëpo ai në asnjë moment nuk u kushtoi vëmendje, luani u fokusua tek preja e tij e kapi dhe filloi të hajë, ndërsa hienat e vëzhgonin derisa ai u ngop dhe shkoi. Pas kësaj hienat shkuan dhe hëngrën mbetjet që i la luani.

I habitur me atë që pa, tigri i tha luanit: “Pse nuk u kushtove vëmendje hienave, mendova se do të mashtrojnë dhe do të mbysin.

Luani i tha: “A guxojnë hienat ta sulmojnë luanin? Dëgjo,  o mik, mos u kushto vëmendje hienave në jetën tënde. Gjithçka që munden të bëjnë është, të lehin për tët larguar  nga qëllimi. Ata mund të marrin vetëm atë që ti ua le nga mirësia dhe fisnikëria jote.

Mos i vë veshin zhurmës së atij  i cili në çdo aspekt është më poshtë se ti, sepse ndoshta me pa të drejtë dëshiron   ta marrë vendin tënd.

Përktheu: A. D. Islampress