Një grua ishte lëvduar se do të bëhej vjehërr e mirë kur do ta martonte djalin, por…
Këto janë vetëm dëshira dhe supozime. Një gjendje nuk mund ta kuptojmë derisa të arrijmë në atë gjendje.
Një dijetar e kishte pyetur Imam Gazaliun se si duket kur dikush martohet, që t’ia përshkruante atë ndjenjë, kurse Imam Gazaliu i ishte përgjigjur: “Unë nuk e kam ditur se ti je kaq budalla. Martohu, atëherë do ta shohësh dhe do ta ndiesh.”
Shumë gjëra në jetë nuk lexohen por përjetohen. Shumë njerëz thonë se nëse do të fitonin në bingo gjysmën do ta ndanin. Zoti e di nëse do tu rrinin mendtë në kokë apo do të dëshironin që të kenë edhe aq pasuri.
Kurrë nuk duhet të themi se unë do të veproj kështu ose ashtu. Është e lehtë ta rregullojmë gruan dhe fëmijët e huaj, por eja t’i rregullojmë tonët.
Është lehtë të jesh i mirë kur nuk mund t’i ndihmosh askujt. Kjo është ajo kur dikush thotë: “Unë do t’i huazoja, nëse do ta kisha.” E sikur të kishte, ndoshta do t’i fshihte nga të tjerët që të mos t’i kërkojnë.
Por ne t’i kthehemi tregimit tonë për vjehrrën e ardhshme?
Pse vjehrrat nuk i pëlqejnë nuset?
Thjesht, xhelozia vjen vetvetiu. Djali derisa është i pamartuar është krejt i nënës tij, por kur martohet, ajo e ndan atë me nusen, dhe këtë zemra e nënës vështirë e përballon.
Një nënë ishte reale, e cila kur e martoi djalin e saj, tha: “O biri im, deri tani, ti ishe krejt i imi, por tani që u martove, bëju gjysma i imi dhe gjysma i nuses!”
Këtë problemin e xhelozisë mund të rregullojë vetëm feja.
Dashuria ndaj gruas nuk është e njëjtë si dashuria ndaj nënës.
Duaje gruan deri në qiell, por nëna është në vendin e parë.
Askush nuk thotë se nuk duhet ta duash gruan, por mos e vendos para nënës. Mos e prek dhe mos e përkëdhel para prindërve. Kur të jesh vetëm preke tërë natën dhe duaje deri në qiell, por mos ta ndiejnë ata se janë nën hije.
Njëherë një dhëndër po voziste në një makinë, gruan përpara, kurse nënën prapa. Që të bëhet edhe më keq, ai e hapi dritaren dhe i tha gruas: “Grua, a po të fryn?”, kurse nëna i thotë: “Djali im, nuk po pyesësh: nënë, a po të fryn?”
Ja, pra, kjo është kështu.
Dhe së fundi, ta përfundojmë tregimin me vjehrrën e ardhshme. Ajo e martoi djalin e saj dhe të nesërmen erdhën gratë për ta uruar dhe për ta pyetur se çfarë vjehrre është bërë, kurse ajo tha: “Subhanallah, sapo e kam parë nusen në derë, edhe në mua hyri ai shejtani i vjehrrave.”
Ja, pra, kjo është ajo.
Njëherë një grua e kishte lejuar burrin e saj që të martohet edhe me një tjetër grua, sepse kishte qenë e sëmurë dhe kishte menduar se do të jetë në gjendje ta përballonte, mirëpo, kur ai ishte martua dhe kur e kishte parë atë në derë menjëherë kishte ra pa ndjenja. Këto janë ato gjendje të cilat kuptohen vetëm atëherë kur të përjetohen.
(Husejn ef. Çajlakoviq);
Përkthim: Miftar Ajdini