Turizmi në rritje dhe rritja e turizmit hallall, është një tregues se ka gjithnjë e më shumë muslimanë, të cilët po e përqafojnë turizmin dhe dëshirojnë të eksplorojnë destinacione të reja, natyrisht nëse ato kanë kulturë mikpritëse hallall.
‘Euromonitor International’ ka raportuar se turizmi hallall ka potencial të madh, dhe ka të ngjarë të lulëzojë në vitet e ardhshme. Vlerësimi ishte i saktë. Numri i udhëtarëve muslimanë në mbarë botën është në rritje.
Një raportin e ‘Reutersit’ nga viti 2014, ishte vlerësuar se udhëtarët muslimanë në të gjithë botën kanë harxhuar 142 miliardë dollarë për udhëtime dhe pushime, pa e përfshirë haxhillëkun dhe umren.
Vetëm udhëtarët nga Kina kanë shpenzuar rreth 160 miliardë dollarë, kurse udhëtarët nga SHBA, kanë shpenzuar rreth 143 miliardë dollarë, të cilët kanë qenë turistë muslimanë.
Turizmi hallall ka qenë industria e tretë më e madhe, dhe ka zënë rreth 11% të shumës totale të parave të shpenzuara për udhëtime në vitin 2014.
Në vitin 2016, sipas Indeksit Global të Udhëtimeve Muslimane (GMTI), udhëtarët muslimanë kanë shpenzuar rreth 155 miliardë dollarë. Ky numër paraqet rreth 13% të totalit të shpenzimeve globale të udhëtimit.
Malajzia konsiderohet si zgjedhja e parë për turizmin hallall. Ky vend, madje e ka fituar statusin ‘mikeshë ndaj muslimanëve’. Destinacionet tjera të njohura turistike për muslimanët janë Emiratet e Bashkuara Arabe, Indonezia, Turqia, Arabia Saudite dhe Katari.
Numri i turistëve muslimanë po shënon rritje të vazhdueshme prej rreth 117 milionë në vitin 2015, në rreth 121 milionë në vitin 2016. Deri në vitin 2020, kjo shifër pritet ta kalojë shumën prej 168 milionë.
Me zhvillimet e fundit në SHBA dhe ndryshimet politike, nga tendenca e zvogëlimit të turizmit hallall në SHBA, ekspertët e udhëtimit presin që të përfitojë Afrika e Veriut, veçanërisht Maroku.
Kenia, e cila është një vend tjetër që investon në turizëm, synon të hapë një markë hoteli hallall, për të inkurajuar turistët muslimanë që të vijnë në Afrikë.
Turizmi në rritje dhe rritja e turizmit hallall, është një tregues se ka gjithnjë e më shumë muslimanë, të cilët po e përqafojnë turizmin dhe dëshirojnë të eksplorojnë destinacione të reja, natyrisht nëse ato kanë kulturë mikpritëse hallall.
Afrika e Jugut në mënyrë të ngjashme e ka pozicionuar veten si destinacion dhe atraksion turistik hallall, pavarësisht se është rreth 2% e popullsisë muslimane. Platformat lokale siç është StayHalal, pastaj tregu i suksesshëm hallall dhe restorantet e certifikuara me hallall, kanë bërë që Afrika e Jugut të jetë destinacioni kryesor për udhëtarët muslimanë nëpër botë.
Tajvani, edhe përkundër faktit se, është rajon ku dominojnë budistët, ai tërheq mbi 30,000 turistë muslimanë në vit, dhe ata dëshirojnë ende ta rritin atë numër. Tajvani po shndërrohet vërtet në një pikë kryesore të turizmit hallall.
Në ishullin e vogël janë vendosur masat dhe përgatitjet, siç është rregullimi i ushqimit dhe mbikëqyrja, funksionimi i xhamive, informacionet dhe është publikuar orari për lutje dhe aktivitete. Të gjitha këto hapa janë ndërmarrë në përpjekje që Tajvani të bëhet i mirëpritur për muslimanët.
Për më tepër, Tajvani mund të krenohet me mbi 100 xhami dhe restorante të certifikuara hallall, të cilat janë të rregulluara nga Shoqata e Tajvanit për Zhvillimin Integritetit në kombinim me Sistemin Unik të Vlerësimit të Gjysmëhënës. Në fund të vitit 2017, Tajvani shpreson të presë rreth 100.000 udhëtarë muslimanë nga e gjithë bota.
‘Anadolu’ në raportin e publikuar në maj, ka ilustruar rritjen e jashtëzakonshme dhe parashikimet për turizmin hallall, ku pritet që deri në vitin 2020, të arrijë në rreth 220 miliardë dollarë, kurse në vitin 2026, pritet edhe më tej të rritet në rreth 300 miliardë dollarë.
Burimi: Tourism-Review
Përkthim: Miftar Ajdini
(Islampress.ch)