1- Mos lejo që dikush të jetë prioritet në jetën tënde, kur ti je çështje sekondare në jetën e tij.
2– Mos qaj për asnjë lidhje në jetë, sepse ai për të cilin ti qan nuk i meriton lotët e tu, ndërsa ai që i meriton lotët e tu, kurrë nuk do të të lejojë të qash.
3– Sillu me të gjithë me mirësi dhe edukatë, madje edhe me ata që janë të vrazhdë ndaj teje. Jo sepse ata nuk janë të sjellshëm dhe të kulturuar, por sepse ti je i sjellshëm dhe e ke zemrën të pastër.
4- Mos e kërko lumturinë tënde tek të tjerët, sepse do të mbetesh vetëm dhe i pikëlluar. Në vend të kësaj, kërkoje lumturinë në veten tënde dhe do të ndihesh i lumtur edhe kur të mbetesh vetëm.
5– Lumturia gjithmonë duket e parëndësishme kur e mbajmë atë në duar të vogla, por kur mësojmë ta ndajmë atë me të tjerët, do të kuptojmë se sa e madhe dhe e vlefshme është lumturia.
Përkthim: Miftar Ajdini