Zinaqari të cilin Allahu e dënoi tri herë në këtë botë

1529

Ky është një tregim i vërtetë i cili është botuar në një revistë arabe islame, të cilin redaksisë ia kishte dërguar vetë personi të cilit i kishte ndodhur rasti. Nga redaktori kishte kërkuar që të mos i publikohet emri, por vetëm dëshiron ta ndajë ngjarjen e tij jetësore me lexuesit që të marrin mësim. Në tekstin e publikuar thuhet: …

“Kam qenë student në një universitet, kam pasur shumë shokë e shoqe, mirëpo, me një vajzë u afrova aq shumë sa që filluam edhe lidhje dashurie. Pas disa kohesh, kjo lidhje u rrit në një lidhje “serioze”, në të cilën kemi bërë kurvëri. Kjo lidhje ka zgjatur një kohë të gjatë, derisa ajo e kuptoi se ishte shtatzënë. Familja e saj kur mori vesh për këtë, u shokua, ajo ua kishte pranuar atyre të gjitha, u kishte treguar për mua, pastaj mua më ka ardhur në dhomë vëllai i saj duke më sulmuar me lloj-lloj fjalësh, në të cilat unë vetëm i kam thënë: “Unë nuk jam babai i fëmijës së motrës tënde, unë me të nuk kam asgjë dhe nuk dua të di asgjë rreth saj dhe fëmijës!”

Pastaj unë u zhvendosa në një universitet tjetër, u diplomova dhe fillova të punoj. Vitet kalonin dhe unë gati e kisha harruar rastin, sepse isha përkushtuar në karrierën time. 

Një ditë, unë u ktheva në shtëpi nga puna, dhe kur hyra në shtëpi, e gjeta nënën time në dysheme, ishte pa ndjenja. E mora një gotë me ujë dhe ia spërkata fytyrën, për një moment ajo e rifitoi vetëdijen, por më pas përsëri ra pavetëdije. Arrita ta vë në krevat dhe pasi që i erdhi vetëdija, e pyeta se çfarë kishte ndodhur.

Ajo mori frymë thellë, ishte në gjendje shoku, vetëm arriti që të thotë: Motra jote, motra jote, është shtatzënë me fqinjin tonë! Duart e mia mu dridhen, truri më vloi, i tërbuar u largova nga shtëpia dhe shkova te fqinji. Iu vërsula si i çmendur, e kapa për gjoksi dhe i bërtita në fytyrë: Çka i ke bërë ti motrës sime!”

Kurse ai më tha: “Qetësohu, unë nuk jam babai i fëmijës së motrës tënde, unë me të nuk kam asgjë dhe nuk dua të di asgjë rreth saj dhe fëmijës!”

Fjalia e tij më goditi si rrufe nga qielli, si vetëtimë. E lëshova dhe duke u lëkundur u ktheva në shtëpi. Ai ma tha mua të njëjtën fjali siç ia thash unë vëllait të vajzës, e cila kishte mbetur shtatzënë me mua në fakultet. 

O Zoti im, çfarë po ndodh kështu?! U përpoqa që të dy rastet t’i nxjerr nga koka ime, u përpoqa që të jem sa më shumë me nënën, në mënyrë që t’ia lehtësoj pikëllimin e saj. 

Pas këtij rasti fatkeq, iu përkushtova punës dhe kursimit të parave për martesë. E bleva një apartament dhe me ndihmën e nënës sime e gjeta edhe bashkëshorten e ardhshme.

Përgatitjet për martesë shkuan si më mirë. Në ditën e dasmës sime, gruaja ime e ardhshme më tha se para lidhjes me mua kishte bërë kurvëri. Mbeta i shtangur, nuk thash asgjë, sepse ndërprerja e dasmës dhe kjo informatë do ta goditnin nënën time. E gëlltita pështymën dhe shkova. U martuam dhe filluam të jetojnë së bashku. 

Pas disa vitesh, na lindi një vajzë shumë e bukur. Kur ajo i bëri 6 vjet, erdhi një ditë nga rruga duke qarë, kur e pyetëm se çfarë i ka ndodhur, ajo tha: Më ka përdhunuar mua rojtari i një ndërtese!

La havle ve la kuvete il-la bil-lah !!!

Lexues i nderuar, ndoshta do të mendosh se sa rëndë Allahu e ka ndëshkuar, por çka ka bërë ai, vetëm i janë kthyer të gjitha. 

Kur mbeti shtatzënë vajza nga fakulteti, a nuk e zemëroi vëllain e saj? 

Po, por pastaj Allahu i bëri që edhe ky të jetë në gjendje të njëjtë, kur e njëjta gjë ndodhi me motrën e tij. 

Po nëna e asaj vajzës, a nuk ishte e zemëruar dhe e tronditur në lidhje me vajzën e saj? 

Po, por edhe nëna e këtij u bë në gjendje të njëjtë.

Po i ati i saj a nuk ishte në gjendje të rëndë shokuese dhe brengosëse për vajzën e tij? 

Po, por edhe ky tash e përjetoi që për shkak të vajzës tij të jetë në gjendje të njëjtë.

Çfarë të mbillni, atë do të korrni, kurse mësim marrin vetëm njerëzit e mençur!

Përkthim: Miftar Ajdini