Deri sa mësuesja e klasës së katërt e sqaronte mësimin rreth pemëve: pamjes së tyre, ngjyrës, shijes etj., Hava me lëvizje të shkathta e përfundonte ngjyrosjen e mollës në fletën e vizatimit. Ndërsa pritej të bjerr zilja për përfundimin e orës, ajo thellë mendonte si ta pyes Jusufin çfarë e mundon, meqë kishte vërejtur që dy ditët e fundit sillet më ndryshe. Jusufi ishte një djalosh i cili gjithmonë kishte ndonjë vërejtje, rrallë herë rinte në vendin e vet dhe shpesh bënte shaka, ndërsa tani rinte qetë i ulur në karrigen e vete dhe disi e kishte shikimin e ndërmjet dërrasës së zezë dhe mësuesit.
- Selam alejkum Jusuf, si je?!
E çoi shikimin ngadalë me ato sytë e tij të kaftë dhe pa interes tha:
- Alejkumus selam Hava! Mirë jam.
- Çfarë ndodhë me ty? A është gjithçka në rregull? – e pyeti Hava.
- Asgjë, krejt në rregull është!, por kësaj here djaloshin guximtar e tradhtuan lotët të iu paraqitën në sy.
- Jusuf, të pyes si mikja jote. E vërej që diçka ndodh me ty dhe e di që diçka nuk është si duhet. Më thuaj lirshëm, ndoshta mund të të ndihmojë?!
- Nuk mundesh Hava, nuk mundesh. Askush nuk mundet!… Nëna ime është në spital. E dërguan para dy ditësh dhe nuk e dinë çfarë problemi ka. Shumë mërzitem dhe, të lutem mos i thuaj askujt. Të lutem!
- Më vjen keq. Mos u mërzit nuk i them askujt. Dëshiroj që nëna jote sa më shpejtë të shërohet dhe të kthehet ai Jusufi i vjetër të cilin e njohim. Po, a ke kërkuar ndihmë nga Ai i cili e di çfarë ka?!
- Nuk merr vesh, të thashë! Po nga kush të kërkojë ndihmë?, unë jam vetëm një fëmijë i vogël.
- A nuk të ka treguar nëna jote se ne mund gjithmonë të kërkojmë ndihmë nga Allahu, vetëm Ai mund të na ndihmojë gjithmonë?!
- Hava! Ndonjëherë thjesht je shumë e vështirë. Babai është i shqetësuar, nëna plakë po kujdeset për vëllain e vogël, unë pretendoj se flejë në mbrëmje për t’i dëgjuar bisedat e tyre për nënën. Ata thonë se nuk është në gjendje të mirë dhe mjekët akoma nuk e dinë për çfarë bëhet fjalë. Do të bëja gjithçka për nënën time, por unë jam i vogël. Tani më le rehat, më premtove!
- E shoh që nuk e ke të qartë për çfarë po flas, por do ta shpjegoj në pushimin e madh. Në rregull?!
Ndërsa priste zilen e orës së tretë kur është pushimi më i gjatë, Hava e kishte ulur kokën dhe mendonte me vete. Nuk është e mundur të mos e dijë duanë. Formulën magjike për plotësimin e dëshirave. Hava e përdorë atë formulë me vite. Nëna e saj ia kishte sqaruar asaj në detaje rëndësinë e duasë, domethënien e saj, mënyrën dhe para së gjithash kujt i drejtohesh, Allahut të Madhërishëm, Krijuesit të qiejve, tokës, njerëzve dhe të gjitha gjallesave. Ai i Cili drejton me të gjitha ato. Ai i Cili e pranon dhe përmbush lutjen e të gjithë atyre që I drejtohen. Hava në fillim e përdorte duanë për gjëra të vogla, për kukull të re, drekë të preferuar, fustan të lakmuar, por ndërsa ajo u rrit, kërkesat e saj drejtuar Krijuesit ishin gjithnjë e më serioze. Tani ajo lutet për shëndetin e familjes së saj, për zgjuarsinë e saj, për të gjitha të mirat dhe ajo që është veçanërisht me rëndësi, i lutet Allahut për ata që janë në pikëllim. Këtë gjë ia sqaroi edhe hoxha në mekteb. Ai i tha se nëse duaja e vëllait për vëllain ose motrën e tij në fe është e sinqertë, ajo nuk refuzohet!
Më në fund, zilja e shënoi fillimin e pushimit të gjatë. Hava u nxitua përsëri në drejtim të Jusufit, duke kërkuar një vend të përshtatshëm për të biseduar qetësisht. Për çudinë e mrekullueshme, pankina nën lisin e vjetër në cep të oborrit ishte bosh. Ata u ulën dhe Hava pasi mori frymë thellë nxitoi t’ia përcjellë njohuritë dhe përvojën e saj në lidhje me duanë. Jusufi në fillim e kishte vështirë për ta ndjekur, por me kalimin e kohës ai filloi ta tund kokën në shenjë kuptimi dhe t’i parashtrojë pyetje, të cilat e inkurajuan Havën të vazhdojë më tej, e cila e përfundoi me fjalinë:
- Jusuf, kjo dua është thjesht ‘magjike’!
Në fund të orëve të mësimit, ata e shfrytëzuan çdo moment për ta vazhduar më tej bisedën, madje edhe rrugës për në shtëpi e vazhduan bisedën. Mandej ia tregoi dëshirën e saj deri sa ka qenë më e vogël. Me gjithë shpirt e ka deshtë një kukull, dhe me sinqeritetin më të madh i drejtohej Allahut t’ia blejnë atë kukull. Dhe një ditë prej ditëve nëna me lot në sy e thirri në telefon gjyshen që të vjen sa më shpejtë e ta dërgon në spital, sepse e kishte ndrydhur këmbën deri sa e kalonte rrugën. Përkitazi, mu atë ditë, nëna ime kishte vendosur të ma blejë kukullën të cilën aq shumë e dëshiroja. Për shkak të lëndimit, ajo një muaj ishte në pushim mjekësor. Kjo histori më bëri të kuptojë se gjëja më e rëndësishme është shëndeti dhe fati i atyre të cilët i dashuron.
– Po, a nuk e dëshiroje kukullën akoma?! – e pyeti Jusufi.
– Po, jam lutur edhe shumë herë për gjëra të ngjashme, por në fund të duasë e shtoja lutjen “nëse është më mirë për mua”. Dhe nëse nuk më plotësohej duaja, nuk isha e pikëlluar sepse e dija që nuk është mirë për mua, i tha me krenari Hava.
Në momentin kur arritën te shtëpia e Havës, u morën vesh se të dy do të luteshin për shëndetin e nënës së Jusufit dhe se edhe familjarët do t’i pyesin t’u bashkëngjiten në lutje.
Deri kah fundi i javës nuk kishte lajme të reja për shëndetin e nënës së Jusufit. Ndërsa ai gjithë kohën ishte mjaftë i pikëlluar sepse mjekët nuk lejonin që ta vizitojë, por ky dhe Hava vazhduan me lutje gjithë kohën.
Të Dielën në mëngjes, ndërsa Hava përgatitej të shkojë në mekteb, dikush i ra ziles dhe trokiti në derën e hyrjes. Kur e hapi derën, Hava e shikoi Jusufin ndërsa në fytyrën e tij shihej që është i gëzuar.
– Hava, Allahu na pranoi duatë! Ti kishe të drejtë. Tani nëna është më mirë, do të shkojë ta vizitojë më vonë. Thonë që ka pasur vetëm inflamacion të zorrës qore. Mjekët nuk kanë vënë re dhe kanë menduar se është diçka shumë më serioze. Mirëpo Allahu nuk është i pavëmendshëm. Hava, shumë shumë të falënderoj. Deri sa të jem gjallë, nuk do ta harroj këtë favor dhe gjithmonë do të lutem për ty.
Hava buzëqeshi nga lajmi i gëzueshëm dhe u lumturua që Allahu i pranoi duatë e tyre dhe e shëroi nënën e Jusufit.
– Falënderimi i takon vetëm Allahut. Nuk e ke idenë sa e gëzuar që jam. Tani, hajde të shkojmë në mekteb së bashku, e kur të afrohet koha e vizitës së nënës në spital ti do të shkosh. E si mund t’i falënderohemi Allahut ndryshe pos që të shkojmë në shtëpinë e Tij dhe të mësojmë rreth dinit Islam. Të thash që: “Duaja është formula magjike e besimtarit.”
Autore: Zilha Ramić
Përktheu: Lutfi Muaremi
[Isl@mpress]