A e dini se leximi ka një numër të konsiderueshëm efektesh pozitive në trurin tuaj? Duke filluar nga ulja e stresit deri tek përmirësimi i përqendrimit.
1. Stimulimi mendor
Hulumtimet kanë treguar se stimulimi i vazhdueshëm mendor, e parandalon apo zvogëlon rrezikun e paraqitjes së sëmundjes së Alzheimerit ose çmendurisë. Si çdo muskul tjetër në trup, edhe truri kërkon ushtrime për të qëndruar i fortë dhe i shëndetshëm. Përveç leximit, problemet e vështira apo enigmat, lozja shah dhe lojërat e tjera logjike janë gjithashtu të dobishme në stimulimin kognitiv.
2. Ulja e stresit
Pavarësisht sa të stresuar e keni punën, në marrëdhëniet tuaja personale apo problemet e panumërta me të cilat përballeni në jetën e përditshme, gjithçka zhduket nëse thelloheni në një tregim të shkëlqyeshme. Një roman i mirë mund të tërheq vëmendjen tuaj dhe t’ju shpie në një botë tjetër, duke ju mundësuar të zhduken tensionet dhe të pushoni.
3. Njohuritë
Çfarëdo që lexoni e mbush trurin tuaj me informacione të reja për të cilat nuk e dini kur do t’ju nevojiten. Sa më tepër njohuri që keni, aq më të përgatitur do të jeni që të ballafaqoheni me sfidat e të nesërmes. Për më tepër, nëse ndonjëherë gjendeni në kushte të rënda, dijeni se mund të humbni gjithçka në jetë, punën, pronën, paratë etj. ndërsa jo njohuritë tuaja.
4. Pasurimi i fjalorit
Sa më shumë të lexoni, aq më shumë fjalë të reja do të mësoni dhe ato në mënyrë të pashmangshme do ta shtrojnë rrugën e tyre në fjalorin tuaj të përditshëm.
Të shprehurit elokuent është ndihmesë e shkëlqyeshme në çdo profesion, dhe kjo të jetë nxitje e madhe për vetëbesimin tuaj. Madje mund t’ju ndihmojë në karrierën tuaj, sepse ata që kanë lexuar shumë, janë më elokuent dhe kanë njohuri për tema të ndryshme dhe priren të promovohen më shpejt në veprimtarinë e tyre. Leximi i librave gjithashtu ka rëndësi thelbësore për të mësuar gjuhë të reja.
5. Përmirësimi i kujtesës
Gjatë leximit një libër, ju duhet t’i mbani mend personazhet, ambiciet, historinë, komplotet etj. që e endin rrugën e tyre përmes secilit tregim. Kjo paraqet ngarkesë për t’u mbajtur në mend, por truri jonë këtë e bën me lehtësi relative.
Çuditërisht, çdo kujtesë e re krijon sinapsa të reja (shtigje truri) dhe i forcon ato ekzistuese, gjë që ju ndihmon në kujtesën afatshkurtër, si dhe stabilizimin e gjendjes shpirtërore dhe humorit.
6. Përmirësimi i përqendrimit
Në botën tonë të Internetit, vëmendja jonë është e drejtuar në miliona drejtime të ndryshme në të njëjtën kohë. Në një periudhë prej 5 minutash, personi mesatar do të ndajë kohën e tij midis kryerjes së punës, kontrollimit të postës elektronike, bisedës me disa persona (përmes rrjeteve sociale), ndjekjen e njoftimeve në telefon dhe bashkëveprimin me bashkëpunëtorët. Kjo sjellje shkakton rritje të nivelit të stresit dhe e zvogëlon produktivitetin tonë.
Ndërsa, kur jeni duke lexuar një libër, e gjithë vëmendja përqendrohet në atë tregim – kështu që pjesa tjetër e botës thjesht nuk ekziston dhe ju mund të përqendroheni dhe t’i përvetësoni të gjitha detajet.
7.Qetësia
Përveç relaksimit që e ofron leximi i libri të mirë, tema që po e lexoni mund të ngjall paqe dhe qetësi të brendshme. Leximi i teksteve shpirtërore mund të ulë presionin e gjakut dhe të krijojë ndjenjë të jashtëzakonshme të qetësisë, ndërsa leximi i librave psikologjikë mund t’ju ndihmojë njerëzve që vuajnë nga çrregullime të caktuara të humorit dhe sëmundjeve të lehta mendore.
Burimi: medicinskisovet
Përktheu: Lutfi Muaremi
[Isl@mpress]