Tregohet se udhëheqësi (sundimtari) i një fisi e kishte arrestuar një burrë nga një fis tjetër, kështu që fisi i tij kishte ardhur me personalitetet dhe princat e tyre për të ndërmjetësuar për të. Kur sundimtari kishte parë se sa njerëz kishin ardhur për të ndërmjetësuar për të, i kishte pyetur: “Kush është ky njeri për të cilin keni ardhur të angazhohenidhe tëndërmjetësoni?“
Ata të gjithë ishin përgjigjur me një zë: “Ai është sundimtari ynë!”
Sundimtari u kishte thënë atyre: “Por ai nuk na tregoi asgjë për veten e tij.”
Atathanë: “Ai nuk ka dashur që të poshtërohet para jush, dhe ka dashur që ju para popullit të tij ta shihni se sa reputacion gëzon ai tek populli i vet.”
Atëherë sundimtari e kishte liruar. Mirëpo, pas disa ditësh, atij i vjen lajmi se ai burri nuk ishte dikush tjetër veçse një bari devesh! Për këtë shkak sundimtari i dërgoi të dërguarit e tij për të pyetur rreth asaj që kishin bërë më parë anëtarët e atij fisi. Shumë shpejt ai mori përgjigje nga përfaqësuesit e atij fisi, ku thuhej: “Nuk mund të jetë sundimtari yni ai që i poshtëron barinjtë tanë.”
Mësimi: Nuk ka asnjë të mirë tek një popull,kuështë humbur dhe përvetësuare drejta e qytetarëve të tij të dobët, përkatësisht, e qytetarëve të zakonshëm, siç nuk ka asnjë të mirë tek një popull, anëtarët e të cilit nuk janë të gatshëm të luftojnë dhe të sakrifikojnë për njëri-tjetrin. Sepse, jeta është shumë më e shkurtër nga ajo që ne presim, por gjithashtu, është shumë më e vlefshme sesa ta kalojmë në ndarje reciproke, grindje dhe urrejtje. Fama dhe prestigji krijohen me breza, prandaj le të rrisim breza krenarë, dinjitozë, të moralshëm, të guximshëm dhe të respektueshëm, sepse ajo që vijon është shumë më e vështirë nga sa që ne e presim.
Përkthim: Miftar Ajdini
(Islampress)