Bariu plak dhe pema e mollës

1593

Sa herë që bariu plak shkonte në pllajë për të kullotur kopenë e tij, ndalonte të pushonte poshtë hijes së një peme molle dhe, nëse ishte kohë e frutave, ai fliste me të dhe i thoshte: “Oj pemë e bukur, jepi bariut plak një mollë”. Dhe në atë moment, me lejen e Allahut, nga pema binte një nga mollët më të bukura dhe më të pjekura. Bariu plak merrte mollën e prente në feta dhe e hante bashkë me bukë dhe një tas të vogël me kos, e pastaj e nxirrte Kur’anin që ia kishte lënë i ati dhe fillonte të lexonte .

Kur bariu e mbolli këtë pemë njëzet vjet më parë, ai shpesh e ujiste atë me pjesën e mbetur të ujit të abdesit. Rrrënjët e pemës së mollës u forcuan dhe shpejt filluan të lulëzojnë dhe të japin fruta.

Një ditë, pasi fali namazin, bariu u ul poshtë pemës dhe i kërkoi një mollë. Por, për çudi, edhe pse degët ishin përplot, nuk ra asnjë mollë. Bariu vazhdoi të kërkonte, por nga pema nuk ra asnjë mollë.

Me lotë në sy, bariu plak u largua nga pema. Për herë të parë që nga dita kur dha frute, pema nuk ia plotësoi dëshirën. Mbledhi butësisht kopenë e tij dhe u kthye drejt fshatit, papritmas u trondit nga zhurma e ezanit që jehonte nga minarja e xhamisë, më e ndritshme se kurrë. I gëzuar si fëmijë, vrapoi drejt pemës, e përqafoi me butësi dhe duke qarë tha: “O Allah! Fale këtë plak haraq, që harroi se sot është dita e parë e Ramazanit