Shejh Abdulaziz et-Tarifi tregon se një doktor i ka treguar për një njeri të cilin e ka goditur sëmundja dhe sprova në pronën e tij, si pasojë i ka humbur një pjesë e pasurisë së tij dhe për shkak të kësaj sëmundjeje dhe përkujdesjeje ka humbur peshë papritur. Kur shkoi për analiza, u zbulua se kishte shumë yndyrë në gjak dhe nëse do të kishte shtuar edhe disa kilogramë, jeta e tij do të ishte në rrezik.
Kështu doli që kjo sëmundje e dytë dhe tundimi me pasurinë ishte një ndihmë që mund t’i kishte shpëtuar jetën. Pas kësaj, shëndeti i këtij njeriu u përmirësua.
Allahu merr diçka nga robi i Tij dhe i jep atij diçka tjetër. Sa shumë tundime ka tek një njeri për të cilat ai as nuk i di, kështu që Allahu i dërgon një sprovë tjetër për të larguar fatkeqësinë e fshehur me të cilën personi as nuk e di. Allahu e di gjendjen e robit më mirë se robi gjendjen e tij, prandaj jini gjithmonë të kënaqur me furnizimin e Allahut.Kur Allahu merr nga një person diçka që në thelb është e mirë, dhe atëherë Allahu e dëshiron atë.
Transmetohet nga Abdullah ibn Mesudi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, se ai ka thënë:Njeriu aspiron diçka nga një pozitë apo tregti, derisa t’i afrohet, e pastaj Allahu i Madhëruar e urdhëron melekun: “Shko te ky dhe ai robi Im dhe largoje atë nga ajo e mira, sepse nëse Unë ia lehtësoj ta merre atë, ai do të hyjë për shkak të tij në zjarr.”
Kështu Allahu i Madhëruar e largoi atë prej saj dhe njeriu i zhgënjyer fillon të mendojë: “Ai dhe ai më mundën mua”, dhe askush tjetër përveç Allahut nuk e largoi atë prej tij, sepse kjo do të ishte e keqe për atë njeri.”
Prandaj njeriu, si në të mirë ashtu edhe në të keqe, duhet t’ia lërë gjendjen e tij Allahut dhe të besojë se të mirat që i merr dhe që i hiqen dhe fatkeqësia që i ndodh, se Allahu ia dëshiron të mirën.
Përktheu: Sadri Iljazi