Kush thotë se nuk ka njerëz të mirë? kush thotë se në botë gjithçka është e zezë dhe e zymtë?
/një rrëfim prekës/
Kush thotë se nuk ka njerëz të mirë?
Kush thotë se gjithçka në botë është e zezë dhe e zymtë?
Unë, e cila kam mbetur në luftë jetime pa prindër dhe po kujdesem për motrën time e cila vuan nga paraliza, të cilës nuk kam para për t’i blerë pampersa dhe ushqim …
Unë, e cila në moshën 29 vjeçe nuk dal, nuk kam të dashur, nuk kam shoqëri, nuk kam punë…
Unë, e cila do të duhej ta mallkoja jetën dhe nënën time që më lindi, them se jeta është e bukur dhe se në botë ka gjëra të mira dhe njerëz të mirë.
Sot, derisa po e nxirrja motrën time në diell me një karrocë, mu afrua një grua e vjetër…
Së pari e përkëdheli motrën time dhe i shprehu komente sesi është e bukur, pastaj më pyeti mua se çka e kam. Unë i thashë se është motra ime, kurse ajo, edhe pse nuk njiheshim, më puthi në faqe dhe më tha që të kujdesem shumë, sepse ajo do të jepte gjithçka, sikur të ishte motra e saj gjallë, dhe sikur të mund të bisedonte me të sikur unë tash me motrën time…
Ajo grua më tregoi se si duhet t’i vlerësojmë gjërat e vogla dhe të kënaqemi në ato momente.
Përshtati: Miftar Ajdini