Punëtorja në farmaci, ia kujton hafëzit shërimin me kuran!

698

Para pak kohe isha ftohur pak, kështu që shkova në farmacinë e lagjes. Ju kërkova atyre ‎nëse kishin ndonjë ilaç natyral kundër ftohjes dhe gripit.‎

Punëtorja në farmaci më tregoi se çka kishin në dispozicion dhe ma rekomandoi një ‎preparat. Pastaj ajo më tha: “Pse nuk po provoni të lexoni diçka nga Kurani? Mua gjithmonë ma heq. Marr dhe e lexoj Jasinin, dhe kjo më bën të ndihem shumë rehat kur jam e sëmurë!”

Kjo zonjë, jo vetëm që e kishte parë ilaçin në Kuran dhe e kishte përdorur, por ajo gjithashtu ‎edhe po ua rekomandonte të tjerëve. Unë u skuqa nga turpi, sepse për një moment e kisha ‎harruar begatinë e shërimit me Kuran. Atë ditë e mësova një mësim të madh.‎

Tregimin e ka treguar vetë hafiz Nedim Botić, të cilit i kishte ndodhur kjo ngjarje.‎

Përkthim: Miftar Ajdini