Halifi i famshëm Harun Err-Rreshidi ishte sundimtari i perandorisë së madhe islame dhe shumë më i pasur dhe më i shquar se sunduesit e sotëm muslimanë, por në shtratin e vdekjes ai duke qajtur kishte deklaruar:
“O Ti pushteti i të cilit kurrë nuk përfundon, fale atë pushteti i të cilit përfundoi!”
Kjo botëështë e përkohshme!
Allahu i Plotfuqishëm na kujton përkohshmërinë e kësaj bote dhe llogaridhënien në Ditën e Gjykimit:
يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّ وَعْدَ اللَّـهِ حَقٌّ فَلَا تَغُرَّنَّكُمُ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا وَلَا يَغُرَّنَّكُم بِاللَّـهِ الْغَرُورُ
“O ju njerëz! Pa dyshim, premtimi i Allahut (Dita e Gjykimit) është i vërtetë, prandaj të mos ju mashtrojë kurrsesi jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë djalli për Allahun.” (Fatir, 5)
Përshtati: Miftar Ajdini