Një grua e moshuar në Francë, në moshën 93 vjeç,
e kishte pranuar Islamin pas ikindisë, kurse kishte vdekur pas jacisë!
Ky është rasti i një infermiereje në pension nga Franca. Ajo ishte 93 vjeç. Sipas zakonit të Perëndimit, ajo jetonte e vetme në ndërtesë. Asnjë nga fëmijët e saj nuk kujdeseshin për të. Gjatë ecjes së saj, ajo përdorte një patericë. Përtej rrugës, fqinji i saj në ndërtesë ishte musliman. Kur e shihte duke u ngjitur shkallëve, ai zbriste para saj, ia merrte gjërat dhe ia çonte te dera e saj. Pastaj i ndihmonte asaj që të ngjitej deri në apartament. Madje, ndonjëherë edhe banesën ia pastronte. Ajo e shikonte me befasi: pse ai po i bën të gjitha këto, çka e motivon për ta bërë këtë, a ka ndonjë arsye prapa gjithë kësaj ?!
Njëherë, ajo nuk u përmbajt dhe e pyeti: ‘A të paguan ty dikush për këto që po mi bën ?’
Fqinji u përgjigj: ‘Po.’
Ajo heshti. Mendoi dhe shpresoi se djali i saj (ndoshta) e kishte porositur këtë fqinj që ky ta ndihmonte; se ai e kishte paguar që ky të kujdesej për të.
Një ditë, derisa fqinji po i shërbente kësaj gruaje të vjetër, ajo e pyeti: ‘Kush të paguan ty për këtë që po më bën?’
Muslimani u përgjigj, duke shikuar lart: ‘Allahu.’
Përgjigja e tij e goditi shumë. Ajo heshti për ca kohë, por pastaj i tha: ‘A mund të më njoftosh mua për Atë që të paguan për këtë që bën? Kush është Ai?’
Fqinji, musliman, e informoi gruan e vjetër për Allahun dhe për fenë islame, pas së cilës ajo shprehu dëshirë që ta pranojë Islamin. Ai e çoi atë në Qendrën Islame më të afërt. Pas namazit të ikindisë, gruaja e vjetër e pranoi Islamin … Kurse pas jacisë vdiq. Ajo i fali vetëm dy namaze në jetën e saj.
Kur erdhi koha që trupi i saj të merrej dhe të varrosej, erdhi djali i saj. Tani ai dinte për të! Pse?! Që të mund t’i merrte gjësendet e saj nga banesa dhe t’i shiste për para. Filloi t’i shiste pajisjet shtëpiake me çmime të mjerueshme.
Kur muslimanët erdhën për ta marrë trupin e gruas së vjetër, për ta varrosur në varrezat muslimane, djali kundërshtoi, duke thënë: ‘Ne do ta varrosim atë në varrezat tona.’
‘Ajo e ka pranuar Islamin’ – i thanë muslimanët e pranishëm.
‘Jo, ajo kurrë nuk e ka pranuar Islamin’ – pohonte djali kategorikisht.
Midis tyre u zhvillua një mosmarrëveshje. Muslimanët donin ta varrosnin në varrezat e muslimanëve, sepse ajo e kishte pranuar Islamin, kurse djali i saj këtë nuk e lejonte.
Në fund të debatit, çka tha djali? Ai u tha muslimanëve: ‘Po shoh se ju jeni shumë këmbëngulës që ta varrosni atë në varrezat tuaja?!’
‘Po’, u përgjigjën ata. Ai tha: ‘Në rregull, unë do t’ua shes juve!’
Ata e pyetën: ‘Sa?’
‘Pesë mijë euro’ – tha djali i plakës.
Muslimanët nxituan t’i mbledhin 5000 euro, dhe në fund ia paguan shumën e plotë. Ata e morën nënën e tij në gusulhane, e lanë, e mbështollën në qefin, ia falën namazin e xhenazes dhe e varrosen në varrezat muslimane.
Djali e shiti nënën e tij. Kurse fqinji musliman, për shkak të bamirësisë së tij, ishte shkaktar që ajo e pranoi Islamin. Ata pyetën për të kaluarën e saj dhe u informuan se ajo kishte qenë infermiere, kishte qenë shumë e mëshirshme dhe e kujdesshme ndaj pacientëve, ishte sjellë me ta në mënyrën më të mirë të mundshme.
Përkthim: Miftar Ajdini