Një ditë Ebu Xhehli i përgatiti një kurth Pergamberit a.s. Hapi një gropë përpara shtëpisë së vet dhe e thërriti Pejgamberin për vizitë në shtëpinë e tij. Kur Pejgamberi a.s. po shkonte drejtë shtëpisë së Ebu Xhehlit vjen Xhebraili a.s., dhe i tregon për gropën.
Kur e mori vesht këtë gjë Pejgamberi u kthye në shtëpinë e tij. Ebu Xhehli kur e pa se ai po kthehej mbrapsht, u nis ti shkonte nga pas për ta pyetur për arsyen, por e harroi gropën që kishte hapur dhe ra në gropën që hapi vetë.
Për ta nxjerr prej aty i zgjatën një litar, por nuk e arrinte dot litarin. Sa më shumë që i zgjatnin litarin, aq më tepër thellohej gropa. Në këtë gjendje, Ebu Xhehli gati sa nuk po çmendej brenda gropës së errët.
I dërgon fjalë Pejgamberit a.s. dhe i lutet që ta nxjerr nga gropa. Kur vjen Pejgamberi pranë tij i thotë:
– Po të nxora nga gropa a do të besosh?
– Po më nxore nga gropa do të besoj, u shpreh Ebu Xhehli.
Pejgamberi a.s. i zgjati dorën e tij dhe e nxori që aty.
Kur doli, Ebu Xhehli tha: “Ne jetë time nuk kam parë kurrë magjistar më të fuqishëm se ti!”
Dhe kështu, vazhdoi të mos besojë, deri sa edhe vdiq si i poshtëruar.
(Islampress)