U largua nga përgatitja e varrimit të djalit të tij, për t’ia shpëtuar jetën e djalit të dikujt tjetër

1053

Kirurgu erdhi në spital pas një thirrjeje urgjente se duhej ta operontenjë pacient.Me të hyrë në spital menjëherë shkoi në zyrën e tij që të përgatitet për operimin e një djali të ri.

Para hyrjes në sallën e operacionit e pababain e pacientit i cili me nervozizëm po ecte nëpër korridor, kurse në fytyrë i vërehej zemërimi dhe tërbimi.Sapo e pa kirurgun, i bërtiti duke i thënë:

Pse kaq shumë vonesë, o doktor?
A e kupton se jeta e djalit tim është në rrezik?
A nuk ke aspak ndjenjëpërgjegjësie?

Mjeku buzëqeshi butësisht, dhe i tha:

Më vjen keq, vëlla, unë nuk kam qenë në spital dhe ja erdha menjëherë sapo më thirrën. Shpresoj se tash je qetësuar dhe do të më lejosh ta kryej operacionin. Të siguroj se djali yt është nën mbrojtjen e Allahut dhe është në duartë sigurta të kirurgut.

As fjalët e buta dhe ngushëlluese të mjekut nuk e zbuten dhe nuk e zvogëluan zemërimin e babait, por ai vazhdoi duke bërtitur:

Të qetësohem, apo?!
Po të ishte në pyetje djali yt, a do të isheqetësuar?
Allahu të faltë! Çka do të bëje sikur të vdiste djali yt?

Mjeku vetëm buzëqeshi dhe tha:

Unë do ta lexoja ajetin i cili lexohet kur na godit ndonjë fatkeqësi:
INNA LIL-LAHI VE INNA ILEJHI RAXHIUN
(Ne jemi të Allahut dhe ne do të ktheheni tek Ai!)
A i mbetet besimtaritdiçka tjetër!

Vëllai dashur, mjekuas nuk mund ta zgjas e as ta shkurtojë jetën, sepse jetët janë në dorë të Allahut, ndërsa unë si mjek, do të bëjë gjithçka që është në fuqinë time, për ta shpëtuar djalin tuaj. Megjithatë, situata është shumë serioze dhe nëse diçka ndodh, ti duhet të thuash: Ne jemi të Allahut dhe ne do të ktheheni tek Ai!

Prandaj, ki frikë Allahun dhe shkonë xhaminë e cila ndodhet brenda spitalit dhe lute Allahun që t’ua shpëtojë djalin tuaj!

Babai bëri shenjë me duar dhe tha:

Lehtë është tu japësh këshilla të tjerëve që janë në vështirësi!

Pastaj kirurgu hyri në sallën e operacionit dhe e bëri operacionin i cili zgjati disa orë. Kur e kreu, doli në korridor dhe babait të djaloshit të operuar i tha:

Gëzohu, o vëlla! Operacioni ishte me sukses të plotë dhe djali yt do të bëhet mirë. Tash më fal, se unë jam duke nxituar, por motra do t’i shpjegojë detajet në lidhje me djalin tënd.

Babai priti para derës së sallës,dhe kur motra doli, e pyeti:

Çka është puna me këtë mjek arrogant, nuk deshi të pres disa minuta që ta pyes më detajisht për gjendjen e djalit tim?!

Në atë moment motra shpërtheu në vaj, duke thënë:

Djali i mjekut vdiq natën e kaluar pas një aksidenti me makinë. Në momentin kur ne e thirrëm, ai po i bënte përgatitjet për varrimin e djalit të tij. Pasiqë këtu nuk kemi kirurg tjetër u detyruam ta thërrisnim, kështu që ai e shtyri përgatitjen e xhenazes dhe varrimin e djalit të tij, dhe erdhi për ta shpëtuar jetën e djalit tënd!http://saff.ba

Përshtati: MiftarAjdini

(Islampress)