Shejtani i mashtron lehtësisht njerëzit! Ai i shtynë ata që me orë të tëra të përgatiten për të dalë në ‘qytet’, dhe pastaj, e presin sabahun, duke qëndruar ulur në dhoma të tymosura ose duke kërcyer në errësirë me muzikë me zë të lartë.
Nëse ju thotë dikush, ejani të lexojmë Kuran deri në sabah, do t’i thoni se është shumë, apo jo?
Nëse ju thonë, eja të lexojmë një faqe, madje një gjysmë faqe, përsëri do të ishte shumë?
Allahu nga ju kërkon pesë namaze, të cilat ju marrin gjysmë ore në ditë, ju, përsëri do të thoni se janë është shumë?
Si atëherë nuk është shumë, që t’i kaloni 7 orë në qytet, e pastaj të ktheheni të dehur në shtëpi?
Shejtani ‘shërbimet’ e veta ua paguan mirë. Tek ai asgjë nuk është falas. Të gjitha shërbimet e tij, i paguani me para dhe me shëndet, me humbje të nderit dhe moralit, me shkatërrim të rinisë dhe me humbje të kohës.
Mendoni për veten tuaj, o njerëz, para se të jetë vonë!
Ku po shkon jeta juaj?
Nëse vazhdoni të jetoni kështu, mendoni se si do të jetë e ardhmja juaj?
A nuk po shihni, se Kurani po ju pret nga dita në ditë, kurse ju jeni zhdukur?
Zgjidheni dritën në vend të errësirës, zgjidheni kthimin te Zoti dhe thoni po jetës së lumtur!
Nedim Botić; minber.ba
Përkthim: Miftar Ajdini