Amoraliteti i syve dhe sëmundjet shpirtërore

1029

Autor: Džanan Ribić

Si ndikon pornografia në jetën tonë?!

Shikimi i përmbajtjeve amorale në televizion apo internet ka efekt negativ në procesin mendor dhe sjelljen e njerëzve që shikojnë përmbajtje të tilla, dhe në planin afatgjatë mund t’i shkatërrojë proceset kognitive në tru, gjë që është veçanërisht e dëmshme për të rinjtë. Hulumtimet e qendrave botërore për kontrollim të sëmundjeve zbuloi se shikuesit e përmbajtjeve amorale ka shumë të ngjarë të vuajnë nga depresioni dhe të kenë shëndet më të dobët fizik dhe mendor në krahasim me ata që nuk shikojnë përmbajtje amorale.

Pornografia mund të jetë pikënisja e izolimit shoqëror të një individi. Ndjekja e përmbajtjeve amorale në media apo në Internet, për njerëzit me prirje pornografisë, mund të bëhet një zëvendësim për ndërveprime të shëndetshme njerëzore ‘ballë më ballë’ – qoftë ato shoqërore apo seksuale.

Sipas hulumtimeve të kryer nga Google për të zbuluar se në cilat vende termat në lidhje me pornografinë janë më të kërkuar, doli me të dhëna mahnitëse. Gjashtë vende myslimane janë në top dhjetëshen me këtë renditje: Pakistani, Egjipti, Vietnami, Irani, Maroku, India, Arabia Saudite, Turqia, Filipinet dhe Polonia.

Përhapja e pornografisë në shoqëritë myslimane është tronditëse, dhe globalisht disa statistika janë akoma më të këqija, dhe është e sigurt që në planin afatgjatë kjo shpie në pasoja të tmerrshme, jo vetëm për moralin e njerëzimit, por do të ndikojë në segmente të ndryshme, në kuptimin negativ të krimit, ekonomia, riprodhimi, sëmundjet mendore dhe sëmundje e tjera shoqërore.

Për pornografi, çdo sekondë shpenzohen më shumë se 3 milion dollarë, dhe afërsisht 30,000 njerëz shikojnë përmbajtje të tilla. Në vitin 2006 qarkullimi në këtë industri ishte më shumë se 96 miliardë dollarë.

Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]