Lexoni se çka i ka shkruar Allahut Merjemja e vogël!

994

(Mundohuni të mos qani në dëshirën e kësaj vajze)

U zgjova herët, si zakonisht… edhe pse sot e kam ditë pushimi. Vajza ime e vogël Merjema, gjithashtu është mësuar të ngrihet herët.

Unë u ula në dhomën time të punës, e preokupuar me libra dhe letra.

– Nënë, çka po shkruan?

– Po i shkruaj një letër Allahut.

– Nënë, a më lejon që ta lexoj?’

– Jo, dashuria ime, kjo është letër personale, të cilën nuk dua ta lexojë askush.

Merjema doli e pikëlluar nga dhoma ime e punës, por vazhdimisht mapërsëriste këtë pyetje. Unërregullisht e refuzova. Kështu kaluan disa javë. Shkova në dhomën e saj, dhe për herë të parë ajo dukej e hutuar… Pse ajo ishte e hutuar?

– Merjema, çka po shkruan? Ajo edhe më shumë u hutua…

Asgjë, nënë – u përgjigj ajo, këto janë letrat e mia personale.

Çka ka shkruar vajza ime 9 vjeçare për të cilën ka frikë që ta shohë unë!!?

– Unë po i shkruaj letra Allahut, sikur edhe ti…’ – u ndalpapritmas, pastaj më pyeti: – Nënë, a do të bëhen të gjitha realitet këto që po i shkruajmë?

– Sigurisht, vajza ime, Allahu me të vërtetë di gjithçka…

Ajo nuk më lejoi t’i lexoja ato që kishte shkruar. Dola nga dhoma e saj dhe shkova te Rashidi, për t’i lexuar gazetën, si zakonisht. Ia lexova gazetën, por mendjen e kisha te vajza ime e vogël. Rashidi e vuri re shpërqendrimin tim… mendoi se ishte për shkakun e tij… u përpoq të më bindte që ta punësojmë një infermiere që të kujdesej për të… për të ma lehtësuar mua.

O Allahu i dashur, unë nuk doja që ai këtë ta mendonte… E përqafova dhe e putha në ballin e tij, që po djersitej për shkakun tim dhe të vajzës sime, Merjemes. Ia shpjegova atij arsyen e shqetësimit dhe shpërqendrimit tim.

Merjema shkoi në shkollë dhe kur u kthye e gjeti mjekun në shtëpi. Ajo nxitoi që ta shihte babanë e saj të palëvizshëm. U ul pranë tij duke e ngacmuar në mënyrë fëminore.

Mjeku më shpjegoi se gjendja e Rashiditishte shumë kritike. Unë e neglizhova faktin që Merjema ishte ende fëmijë, dhe pa ndonjë kujdes, i thashë asaj se doktori i kishte thënë se zemra e babait të saj të dashur, i cili e donte shumë, po dobësohej ngadalë dhe se ai nuk do të jetonte më shumë se tri javë.

Merjema u shtang. Vazhdoi të qante, duke thënë: – Pse të gjitha këto po i ndodhin babait, pse??

– Lutu për shërimin e tij, Merjema! Duhet të jemi të forta! Mos e harro mëshirën e Allahut, dhe që Ai është në gjendje të bëjë gjithçka. Ti jevajza e vogël dhe e vetme e babait.

Merjema iu bind nënës së saj, mori guximin dhe tha: – Babai im nuk do të vdesë!

Merjema çdo mëngjes e puthte babain e saj në fytyrë. Një ditë ajo e shikoi me një shikim të butë dhe të dashur duke i thënë: – Sa do të doja që një ditë të më përcjellësh deri në shkollë.

Pikëllimin e madh të saj, ai u përpoq t’ia lehtësonte me fjalët:– Nëse dëshiron Allahu, do të vijë dita kur do të të përcjell ty, Merjema ime e dashur.

Ai ishte plotësisht i vetëdijshëm se nuk do të jetë në gjendje t’ia ofronte atë kënaqësi vajzës së tij të vogël.

Unë e përcolla Merjemën për në shkollë. Kur u ktheva në shtëpi, kurioziteti më shtyri t’i lexoj letrat që ajo i shkruajti Allahut. I kërkova tek tavolina e saj, por nuk gjeta asgjë. I kërkova për një kohë të gjatë, por pa rezultat. A thua ku i ka lënë ato? A mos i ka grisur pasi që i ka shkruar? Ndoshta janë këtu… Merjema shumë e donte këtë kuti. Ajo e kërkoi atë nga unë derisa e zbraza dhe ia dhashë asaj… O Allahu i dashur, ka shumë letra në kuti, dhe të gjitha i janë shkruar Allahut! Zoti im… Zoti im… Le të ngordh qeni i fqinjit tonë Seidit, sepse po më frikëson mua!!

Zoti im, macja jonë le të lindë shumë kotele të vogla… që të zëvendësohen kotelet që i kanë ngordhur asaj!!!

Zoti im, djali i dajës tim le të jetë i suksesshëm në shkollë, sepse unë e dua shumëatë !!!

Zoti im, bëj që trëndafilat në shtëpinë tonë të rriten shpejt, që të mund takëpus nga një trëndafil çdo ditë për mësuesen time!!!

Kishte shumë letra. Ndër të tjera, ajo kishte shkruar:

Zoti im, shtoja mendjen e shërbyeses sonë, sepse ajo po e shqetëson nënën time…

Allahu, të gjitha kërkesat nga letrat e saj ia kishte pranuar: Qeni i fqinjit tonë ngordhipara një jave, macja jonë lindi dhe tash ka shumë kotele, Ahmedi është i suksesshëm në shkollë, trëndafilat janë rritur dhe Merjema për çdo ditë, nga një ia dërgon mësueses së saj… O Allah, pse Merjema nuk lutet për shërimin e babait të saj!?? Shumë herë unë e inkurajova që ta bënte këtë…  Mendimet mi ndërpreu zëri i ziles së telefonit. Shërbëtorja u lajmërua dhe më thirri: – Zonjë, po thirr mësuesja!

Mësuese! Çka ka ndodhur me Merjemen? A ka bërë diçka? Ajo më lajmëroi se Merjema kishte ra nga kati i katërt, kur kishte shkuar në banesën e mësueses së saj, për t’ia dhënë asaj trëndafilin, sepse ajo atë ditë kishte munguar. Ishte mbështetur në ballkon, i kishte ratrëndafili, kishte raedhe Merjema…

Goditja ishte jashtëzakonisht e fortë. Nuk mund ta përballonim as unë as Rashidi. Nga pikëllimi i madh atij iu ngurtësua gjuha, dhe nga atëherë ai më nuk mund të flasë.

Pse vdiq Merjema? Nuk po mund ta largoi mendimin për vdekjen e vajzës sime të dashur… Çdo ditë unë po shkoja në shkollën e saj, sikur po e përcillja. Bëra gjithçka që vajza ime e vogël dëshironte. Çdo cep i shtëpisë ma kujtonte atë. Më kujtohet e qeshura e saj, e cila e mbushte shtëpinë me jetë…

Kanë kaluar disa vite nga vdekja e saj, por sikur të kishte ndodhur dje. Të premten në mëngjes, më erdhi shërbëtorja, e gjitha e frikësuar. Më tha se kishte dëgjuar disa tinguj nga dhoma e Merjemës. O Allah, a ka mundesi qëtë jetë kthyerMerjema??? Kjo është çmenduri!!!

Ti vetëm po fantazon… Që kur vdiq Merjema, në atë dhomë askush nuk ka çit këmbë. Rashidi ishte i vendosur se unë duhet të hyj brenda dhe të shoh se çka është dëgjuar. E vendosa çelësin në derë. Zemra më rrihte fortë… E hapa derën dhe, nuk mund ta kontrolloja veten. Uula dhe qava, qava… U hodha në shtratin e saj, dhe ai u lëkund… Ah, u kujtova, ajo vazhdimisht më thoshte se po lëkundej dhe po kërciste kur lëvizte. Kam harruar ta thërras një marangoz për ta rregulluar. Por tani më nuk ka dobi… Çka e shkaktoi tingullin???

Po, tingulli ishteshkaktuar nga rënia e levhës në të cilën ishte shkruar Ajetul-Kursijja, e cila ishte varur në mur, në mënyrë që Merjema ta lexonte çdo ditë derisa ta mësonte përmendsh. Kur e mora levhen për ta vendosur përsëri në mur, gjeta një copë letër, të cilënMerjema e kishte ngjitur në pjesën e pasme. O Allah, kjo ishte një nga letrat e saj… Çka kishte shkruar ajo në atë letër! ?? Pse Merjema e kishte vendosur pas Ajetul-Kursisë??? Ishte një nga letrat që Merjema iakishte shkruar Allahut…

Aty kishte shkruar:O Zoti im! O Zoti im! Më bëj të vdes unë, kurse babai im të jetojë!

Përkthim: Miftar Ajdini